Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025” ishte një festë të veçantë për futbollin shqiptar, e cila vuri në qendër kontributin, lidershipin dhe sukseset e Kombëtares. Në një atmosferë solemne, ku u vlerësuan figurat më të spikatura të vitit sportiv, kapiteni i kuqezinjve, Berat Gjimshiti, u shpall për të dytin vit radhazi “Lojtari i Vitit i Kombëtares”, një vlerësim që konfirmon rolin e tij kyç brenda dhe jashtë fushës.
Çmimi prestigjioz iu dorëzua nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa vlerësimi erdhi si rezultat i votimit të vetë futbollistëve të Kombëtares shqiptare, duke i dhënë këtij çmimi një peshë edhe më të madhe. Gjimshiti u dallua gjatë vitit për performancat e qëndrueshme dhe për lidershipin e tij, duke udhëhequr Kombëtaren drejt një arritjeje historike: kualifikimit në fazën “play-off” të Kupës së Botës, ku në mars të vitit 2026 Shqipëria do të tentojë për herë të parë të sigurojë një vend në Botërorin e futbollit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.