Është gjetur pa shenja jete Agim N., 56 vjeç, me banim në Wels të Austrisë, i cili ishte raportuar i zhdukur që prej datës 29 nëntor.
Agim N., me origjinë nga fshati Rainc i komunës së Preshevës dhe banor prej shumë vitesh në Austri, u gjet i pajetë sot, më 12 dhjetor 2025, rreth orës 12:40. Trupi i tij u zbulua nga një kalimtar i rastit në një pellg të vogël në zonën Hundsdorf, në rrethinën e Passaut, në Gjermani.
Personi që e konstatoi i pari trupin e pajetë njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës. Zjarrfikësit ndërhynë për nxjerrjen e trupit nga uji. Sipas policisë gjermane, në këtë fazë nuk ka shenja që të tregojnë për dhunë apo përfshirje të ndonjë akti të paligjshëm, megjithatë rasti po trajtohet nga autoritetet kompetente.
Sipas informacioneve paraprake, zhdukja e Agim N. ishte denoncuar nga familjarët e tij në policinë austriake. Ai ishte larguar nga banesa e tij në mesditën e së shtunës, më 29 nëntor, duke marrë me vete veturën personale, një Opel Mokka të zezë, ndërsa raportohet se nuk kishte me vete telefonin celular.
Disa ditë më parë, policia gjermane kishte bërë të ditur se automjeti i tij ishte gjetur i mbyllur në një fushë në komunën Hauzenberg, në afërsi të Passaut, pa asnjë gjurmë të drejtuesit të mjetit.
Trupi i pajetë i 56-vjeçarit është dërguar për ekzaminim mjekoligjor, ndërsa ende nuk është bërë e ditur data e ceremonisë mortore.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.