Tension në Bruksel: Von der Leyen dhe Antonio Costa i “prishin humorin” Vuçiçit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Presidentët e Komisionit Europian dhe të Këshillit Europian, Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa, takuan Presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel, duke theksuar përkushtimin e BE-së për një Serbi demokratike dhe rëndësinë e përshpejtimit të reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe lirisë së medias.

Vizita nuk kaloi pa tensione: Vuçiç i tha Von der Leyen se sapo kishte marrë një mesazh nga Moska, teksa po pozonin për fotot zyrtare. Presidentja e KE-së reagoi me qetësi, duke i kthyer: “në rregull, le të presin”, një shkëmbim që tërhoqi menjëherë vëmendjen e mediave europiane. Incidenti theksoi tensionet e vazhdueshme mes Brukselit dhe Moskës.

Gjatë takimit, Vuçiç u përgjigj gjithashtu me ironi ndaj kryeministrit të Malit të Zi, i cili e kritikonin idenë e tij për pranimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE njëkohësisht. Ai u shpreh: “Do të gëzohem për çdo sukses të njerëzve në Shkup, Banja Luka, Elbasan… Cili është problemi me këtë?”, duke nënvizuar se liderët e BE-së i kishin kushtuar vetëm dy minuta idesë së tij.

Vizita e Vuçiçit në Bruksel nxorri në pah sfidat e dialogut të Serbisë me Bashkimin Europian, por gjithashtu dhe përpjekjet e Brukselit për të mbajtur fokusin tek reformat dhe integrimi demokratik.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.