Klodian Braho emërohet kreu i ri i SPAK, nis mandatin trevjeçar më 19 dhjetor

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Klodian Braho është zgjedhur si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për tre vitet e ardhshme. Vendimi u mor nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) me votim të hapur, pas një seance publike që zgjati rreth shtatë orë.

Braho mori 7 vota nga 11 anëtarët e KLP-së, duke mundur kandidatin tjetër Adnan Xholi që mori 3 vota, ndërsa Elvin Gokaj mori vetëm një votë. Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë. Ai do të pasojë në detyrë Altin Dumanin dhe do të ushtrojë detyrën nga data 19 dhjetor 2025.

Seanca për zgjedhjen e kreut të SPAK-it u zhvillua pas një procesi të gjatë dëgjese publike, ku katër prokurorët kandiduan për këtë post: Klodian Braho, Adnan Xholi, Elvin Gokaj dhe Doloreza Musabelliu.

Klodian Braho është lindur më 21 korrik 1982 në Skrapar dhe ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë shqiptare. Ai kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitet 2000-2004 dhe më pas Shkollën e Magjistraturës në vitet 2005-2008, duke u emëruar prokuror më 14 nëntor 2007.

Gjatë karrierës së tij, Braho ka shërbyer në:

  • Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat (2007-2012)

  • Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë (2012-2015), përfshirë si zv.drejtues (2014-2015)

  • Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë (2015-2019)

  • Nga 19 dhjetori 2019 dhe deri më sot, është pjesë e SPAK.

Me këtë zgjedhje, Klodian Braho merr drejtimin e një institucioni kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend, duke synuar forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.