Ishin në listën e rrezikshmërisë së lartë të DHS, SHBA-ja arreston 6 shqiptarë

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Gjashtë shtetas shqiptarë janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara dhe janë përfshirë në listën zyrtare të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS) si persona me rrezikshmëri të lartë.
Të ndaluarit janë kapur gjatë një operacioni federal që synon identifikimin dhe largimin nga territori amerikan të individëve me precedentë penalë, status të parregullt ose që paraqesin kërcënim për sigurinë publike, njofton DHS.

Emrat e përfshirë në listë janë:

  • Vasil Vukaj, i shpallur fajtor për vrasje, arrestuar në Kaliforni.

  • Florjan Delija, i dënuar për sulm fizik, ndaluar në Nju Jork.

  • Adush Muçaj, me precedentë për dhunë fizike, arrestuar në Utah.

  • Marian Makai, i dënuar për vjedhje, sjellje të çrregullt dhe kërcënime terroriste, arrestuar në Kaliforni.

  • Nikollë Lleshaj, nga Kosova, ndaluar për sulm dhe përfshirje në aktivitete kriminale.

  • Besart Hoxha, nga Kosova, i hetuar për përfshirje në organizata kriminale sipas ligjit RICO.

Përfshirja e emrave shqiptarë dhe kosovarë në këtë listë ka shkaktuar reagime brenda komunitetit shqiptar në SHBA, ku shqetësimi kryesor lidhet me ndikimin që raste të tilla mund të kenë mbi imazhin e diasporës së gjerë, e cila njihet për kontributin e saj pozitiv në ekonomi, arsim dhe jetën publike amerikane.

Ndërkohë, autoritetet amerikane paralajmërojnë se operacionet e verifikimit, arrestimeve dhe deportimeve do të vijojnë me ritëm të shtuar në javët e ardhshme, si pjesë e një fushate të gjerë për forcimin e sigurisë së brendshme.
DHS thekson se fokusi mbetet tek individët me rekorde kriminale dhe ata që konsiderohen rrezik për komunitetet lokale.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.