Vulin kërkon referendum në Serbi: Zgjidhni mes BE-së ose botës serbe

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ish-zëvendëskryeministri serb dhe një nga figurat më të afërta të Beogradit me Moskën, Aleksandër Vulin, ka bërë thirrjen më të drejtpërdrejtë të viteve të fundit për një ndarje të qartë gjeopolitike në Serbi: një referendum ku qytetarët të vendosin nëse dëshirojnë rrugën drejt Bashkimit Evropian apo orientimin drejt “botës serbe” dhe aleancave lindore.

Sipas Vulin, qytetarët serbë nuk janë pyetur kurrë për drejtimin strategjik të shtetit.
“Askush nuk i ka pyetur kurrë qytetarët e Serbisë nëse e shohin të ardhmen e tyre në rrugën e pasigurt dhe gjithnjë e më të gjatë drejt BE-së, apo në një politikë të pavarur që domosdoshmërisht çon në integrime të ndryshme dhe, mbi të gjitha, në bashkim. Askush nuk na pyeti”, tha ai.

Vulin theksoi se është e natyrshme që çdo komb të vendosë interesat e tij në plan të parë dhe paralajmëroi se bota po hyn në një epokë të re, të diktuar nga ndryshimi i strategjisë së SHBA-së ndaj Kinës, Rusisë, Bashkimit Evropian dhe shteteve kombëtare.

Ai u shpreh se politikanët e brezit të tij mbajnë përgjegjësi historike nëse nuk kuptojnë ndryshimet e mëdha që, sipas tij, po vijnë:
“Burri i shtetit Sllobodan Millosheviç u kritikua pa shumë argumente për moskuptimin e faktit që bota kishte ndryshuar, por brezi im i politikanëve serbë do të kishte shumë argumente para gjykatës së historisë nëse nuk e kuptojmë se sa shumë do të ndryshojë bota pas ndryshimit të strategjisë së SHBA-së.”

Thirrja e Vulin vjen në një moment tensionesh të rritura mes Serbisë dhe Perëndimit, si dhe lidhjes gjithnjë e më të ngushtë të Beogradit me Moskën, duke shtuar presionin mbi debatin e brendshëm për orientimin e ardhshëm të vendit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.