Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka bërë një propozim të drejtpërdrejtë për Ballkanin Perëndimor: të gjitha vendet e rajonit të pranohen njëkohësisht në Bashkimin Evropian, duke anashkaluar procesin e njohjes së Kosovës dhe normalizimit të marrëdhënieve.
“Nëse pranohemi të gjithë së bashku, pa përjashtim, të gjithë do të ndihen më mirë, si shqiptarët ashtu edhe boshnjakët. Dëgjoj vetëm reagime të mira për këtë ide dhe do t’ua them këtë Antonio Kostës dhe Ursula von der Leyen”, tha Vuçiç.
Kryeministri malazez, Milojko Spajić, u shpreh dakord me sugjerimin, duke theksuar se “BE-ja duhet të jetë destinacioni përfundimtar për të gjithë Ballkanin Perëndimor”. Megjithatë, ai thumboi Beogradin: “Ne do të jemi atje që në vitin 2028, do t’ju presim atje dhe po ju mbështesim që të përshpejtoni kandidatët e tjerë në rajon”.
Ky propozim i Vuçiç vjen në një moment tensioni të vazhdueshëm mbi marrëdhëniet Beograd-Prishtinë dhe strategjitë e zgjerimit të BE-së në rajon.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.