Ndahet nga jeta legjenda e boksit kosovar Nazif Gashi

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare Nazif Gashi, një nga figurat më të shquara të boksit kosovar dhe pjesë e gjeneratës së artë të klubit të Prishtinës. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Gashi ishte ndër sportistët që formësuan identitetin e boksit kosovar në vitet ’70 dhe ’80, periudhë kur Prishtina dominonte arenën jugosllave dhe ngrinte lart emrin e Kosovës me paraqitje brilante. Ai konsiderohej një prej shtyllave të ekipit, duke u bërë shembull disipline, force dhe përkushtimi.

Trashëgimia e tij mbetet e pashlyeshme. Për shumë adhurues dhe ish-boksierë, Gashi ishte jo vetëm kampion në ring, por edhe figurë frymëzuese që i hapi rrugën gjeneratave të reja. Largimi i tij lë një boshllëk të madh, por kujtimi dhe ndikimi i tij do të mbeten gjatë në historinë e sportit kosovar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.