Autoritetet gjermane kanë shpallur në kërkim një shtetas shqiptar të identifikuar si Qazim Hodollari, 40 vjeç, i dyshuar për plagosjen me thikë të një 37-vjeçari nga Gelsenkirchen. Ngjarja ndodhi më 26 nëntor, rreth orës 11:20, në zonën Mülheim.
Sipas raportimit të medias gjermane BILD, viktima u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka nisur hetimet për rrethanat e plota të sulmit.
Hetuesit gjermanë kanë publikuar fotot dhe të dhënat personale të Hodollarit, duke paralajmëruar qytetarët se ai konsiderohet potencialisht i armatosur dhe i rrezikshëm.
Dyshohet se konflikti ka nisur pas vizitës së 37-vjeçarit në apartamentin e ish-partneres së të dyshuarit, në të njëjtën ditë të ngjarjes.
Policia gjermane vijon kërkimet dhe u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e tij.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.