Kosovë/ Kurti: Nga janari 2026 paga minimale bëhet 425 euro

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar sot se paga minimale në Kosovë do të rritet sërish, duke hyrë në fuqi me dy faza brenda vitit.

Sipas tij, nga muaji i ardhshëm paga minimale do të jetë 425 euro bruto, nga 350 euro që është aktualisht. Ndërsa më 1 korrik do të nisë faza e dytë e zbatimit, ku paga minimale do të bëhet 500 euro, ashtu siç është parashikuar në vendimin e Qeverisë.

“Rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga kjo rritje”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai kujtoi se paga minimale ishte gjetur në nivelin 130/170 euro dhe e pandryshuar për më shumë se një dekadë, ndërsa tashmë po rritet për herë të tretë brenda një mandati qeverisës.

Vendimi pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në fuqinë blerëse dhe mirëqenien e punëtorëve, duke shënuar një nga rritjet më të mëdha të pagës minimale në vend.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.