Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e Jared Kushner – një nga investitorët e përfshirë në projektet për ishullin e Sazanit – ka ndarë në rrjetet sociale një postim që ka ngjallur vëmendje të madhe në Shqipëri.
Në llogarinë e saj në Instagram, Ivanka publikoi një foto ku shfaqen tre libra të lidhur drejtpërdrejt me historinë, identitetin dhe letërsinë shqiptare. Mes tyre, dy studime historike të autores së njohur Miranda Vickers dhe një kryevepër e letërsisë shqipe:
“Albania: From Anarchy to Balkan Identity” – Miranda Vickers & James Pettifer
“The Albanians: A Modern History” – Miranda Vickers
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” – Ismail Kadare
Bashkë me foton, Ivanka ka shkruar thjesht fjalën “Kërkim!”, duke lënë të nënkuptohet se ndodhet në një fazë informimi të thelluar për Shqipërinë, kulturën dhe historinë e saj. Ky veprim vjen në një kohë kur familja Kushner-Trump shfaq interes gjithnjë e më të madh për vendin, veçanërisht për projektet e investimeve në Sazan.
Postimi i Ivankës ka ngjallur reagime pozitive dhe kureshtje në rrjetet sociale, duke u parë si një sinjal i qartë se interesimi i familjes së njohur amerikane për Shqipërinë po kalon përtej investimeve, drejt njohjes së identitetit kulturor dhe historik të vendit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.