Avioni Prishtinë–Stamboll del nga pista, pasagjerët evakuohen të sigurt

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Pasagjerët e fluturimit Prishtinë–Stamboll përjetuan momente paniku të dielën, pasi avioni me të cilin udhëtonin doli nga pista në aeroportin “Sabiha Gokçen” në Stamboll. Lajmin e konfirmoi Ambasada e Kosovës në Turqi.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar, dhe të gjithë pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt përmes shkallëve të jashtme, pa përdorur rrëshqitësit emergjentë. Pas incidentit, udhëtarët vazhduan udhëtimin drejt destinacioneve të tyre.

Sipas deklaratës së ambasadës, dalja nga pista ka ndodhur për shkak të reshjeve të dendura të shiut, që e bënë rrugën e taksimit të rrëshqitshme. Aeroplani, i operuar nga kompania AJet dhe i tipit Boeing 737-800, me numër fluturimi TKJ76Q / VF102, ka kryer aterrim të rregullt dhe u ndal në skajin e pistës për shkak të terrenit të butë.

Kompania AJet konfirmoi se nuk ka pasur rrezik për jetën e pasagjerëve dhe se procedurat e sigurisë u respektuan në çdo moment. Ngjarja vjen si pasojë e kushteve të këqija atmosferike dhe nuk ka ndikuar në sigurinë e udhëtarëve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.