Një arratisje si në film ka ndodhur në burgun e sigurisë së lartë të Operas në Milano, ku i burgosuri shqiptar Taulant Toma, 41 vjeç, është zhdukur pa lënë gjurmë gjatë natës mes së shtunës dhe të dielës. Toma, i dënuar deri në vitin 2048 dhe me precedentë për grabitje, vjedhje dhe trafik droge, konsiderohet një “ekspert arratisjesh”, pasi kjo është hera e katërt që i shpëton autoriteteve.
Alarmi u dha rreth orës 08:00 të mëngjesit, kur gardianët, gjatë kontrollit rutinë, zbuluan se qelia e tij ishte bosh. Sipas hetimeve paraprake, Toma ka prerë hekurat e dritares së qelisë, është ngjitur në oborrin e brendshëm dhe më pas ka kapërcyer murin perimetral të burgut. Ai dyshohet të jetë ulur me çarçafë të lidhur, duke përshpejtuar arratisjen, e cila besohet të ketë ndodhur gjatë ndërrimit të turnit të gardianëve.
Ende nuk dihet nëse ka pasur ndihmë nga jashtë apo si arriti të kalojë barrierat e sigurisë, ndërsa policia është duke analizuar pamjet e kamerave për të zbuluar itinerarin e tij.
Taulant Toma ka një histori të gjatë arratisjesh. Në vitin 2013 ai u largua nga burgu i Parmës bashkë me shqiptarin tjetër Valentin Frokaj. U kap në Belgjikë, por vetëm tre muaj më vonë u arratis sërish nga burgu i Latinit, pranë Liezhit. Arratisja e tij e parë ishte në vitin 2009 nga burgu i Ternit, ku u kap vetëm pas disa muajsh në një zonë rurale pranë Pavias.
Autoritetet italiane kanë aktivizuar një operacion kërkimi në shkallë të gjerë. Janë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollohen zona industriale, fusha dhe rrugë dytësore rreth Milanos, mes frikës se Toma mund të ketë arritur tashmë të largohet nga rajoni. Policia e konsideron arratisjen si shumë të sofistikuar dhe të planifikuar në detaj.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.