Një ngjarje e pazakontë që tronditi fshatin San Polo në Arezzo të Italisë ka përfunduar me një vendim gjyqësor që ka ngjallur debate dhe reagime të forta. Sandro Mugnai, një zejtar 56-vjeçar, i cili në vitin 2023 vrau fqinjën e tij shqiptar, Gëzim Dodoli, u lirua plotësisht nga të gjitha akuzat, pasi gjykata vendosi se akti i tij “nuk përbën krim”.
Ngjarja kishte ndodhur për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes fqinjve. Mbrëmjen e 5 janarit 2023, Dodoli sulmoi shtëpinë e Mugnait me një ekskavator, duke shkatërruar makinat e parkuara dhe duke goditur muret e banesës ku 56-vjeçari po darkonte me familjen. Mugnai, në një akt mbrojtjeje, qëlloi fillimisht një herë në ajër dhe më pas katër herë drejt fqinjit, duke shkaktuar vdekjen e tij.
Në seancën e fundit dëgjimore më 5 dhjetor, prokurorja Laura Taddei kishte kërkuar riklasifikimin e akuzës nga “vrasje me dashje” në “mbrojtje e tepruar nga vetëmbrojtja”, duke kërkuar një dënim prej katër vjetësh. Megjithatë, Gjykata e Krimeve të Rënda e Arezzos vendosi që akti nuk përbënte krim, duke liruar plotësisht Mugnain.
“Jam i kënaqur me vendimin, por për mua nuk ka asgjë për të festuar, sepse një person ka humbur jetën,” deklaroi Mugnai pas vendimit.
Avokatja e palës së viktimës, Francesca Cotani, reagoi me kritika të forta ndaj vendimit: “Nëse e pranojmë këtë arsyetim, nesër çdo person që do të sulmohet mund të qëllojë pa pasoja. Ky precedent është shqetësues.” Ajo shtoi se “të tre të shtënat u qëlluan pasi ekskavatori kishte ndaluar dhe ndryshuar drejtimin. Mugnai e pranoi sfidën dhe qëlloi.”
Ngjarja ka ngjallur debat në komunitetin vendas për kufijtë e vetëmbrojtjes dhe reagimin ndaj sulmeve të dhunshme. Vendimi i gjykatës ka nxitur diskutime mbi mënyrën se si drejtësia trajton aktet e vetëmbrojtjes në situata ekstreme, veçanërisht kur është përfshirë dhuna ndaj pronës dhe familjes.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.