Administrata e presidentit amerikan Donald Trump njoftoi mbrëmjen e djeshme një paketë të re masash për shtrëngimin e politikave të emigracionit, duke shkurtuar periudhën e vlefshmërisë së lejeve të punës për refugjatët, azilkërkuesit dhe emigrantët e tjerë nga pesë vjet në vetëm 18 muaj. Sipas Shërbimeve të Shtetësisë dhe Emigracionit të SHBA-së (USCIS), ky ndryshim synon të mundësojë kontrolle më të shpeshta të statusit të shtetasve të huaj.
“The Wall Street Journal” raportoi se masa prek qindra mijëra persona dhe pritet të ndikojë edhe në sektorë të rëndësishëm ekonomikë që mbështeten te punonjësit me leje pune, përfshirë kompanitë e paketimit të mishit.
Emigracioni mbetet një ndër prioritetet kryesore të administratës Trump. Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, rreth 2 milionë njerëz janë larguar nga SHBA që prej marrjes së detyrës nga presidenti, duke përfshirë 530 mijë deportime dhe 1.6 milionë largime vullnetare. Administrata synon të arrijë shifrën e 600 mijë deportimeve deri në fund të vitit, të cilat Shtëpia e Bardhë i ka cilësuar si pjesë të “deportimeve masive”.
Në shumë qytete amerikane, kryesisht të qeverisura nga demokratët, ekipet federale të Emigracionit dhe Doganave (ICE) kanë shtuar operacionet kundër emigrantëve, përfshirë ata të dyshuar për krime. “The Washington Post” raportoi se në Uashington, 80% e të arrestuarve nuk kishin dënime të mëparshme.
Më 11 gusht, presidenti Trump shpalli një emergjencë të sigurisë publike në kryeqytet, duke pretenduar se qyteti ishte “i pushtuar nga banda të dhunshme”. Që prej asaj dite, forcat e ICE-së kanë arrestuar rreth 1 100 persona vetëm në zonën e Uashingtonit.
Masat e reja pritet të ndezin debat të gjerë politik dhe juridik në SHBA, ndërsa organizatat e të drejtave të emigrantëve paralajmërojnë pasoja të rënda humanitare dhe ekonomike.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.