Zvicra ka bërë publike për herë të dytë statistikat zyrtare mbi numrin e të huajve që kanë shkelur ligjin dhe janë dëbuar nga vendi. Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM), gjatë vitit 2024 janë urdhëruar 2,446 dëbime, ndërsa deri në mesin e vitit 2025, 69 për qind e të dëbuarve kanë lëshuar Zvicrën. Autoritetet presin që ky përqindje të rritet në muajt e ardhshëm.
Për krahasim, gjatë vitit 2023 ishin regjistruar 2,250 urdhra dëbimi, prej të cilëve rreth 73 për qind ishin larguar deri në mesin e vitit 2024, njofton gazeta zvicerane “Blick”.
Statistika tregon gjithashtu origjinën e personave të dëbuar. Shqipëria renditet e dyta në listë, me 11,5 për qind të të gjitha dëbimeve të ekzekutueshme, pas Algjerisë me 14 për qind. Pas Shqipërisë vijnë Rumania (9,6 për qind), Franca (6,4 për qind) dhe Maroku (5,8 për qind). Shumica e të dëbuarve janë të moshës 25-34 vjeç, ndërsa vetëm 7 për qind janë gra.
SEM ka publikuar gjithashtu të dhëna mbi ndalimet e hyrjes në Zvicër. Në vitin 2024 janë vendosur 10,146 ndalime hyrjeje, kryesisht ndaj burrave (83 për qind). Kombësitë më të prekura janë Algjeria (837 raste), Siria (786), Maroku (708), Turqia (700) dhe Afganistani (554).
Këto të dhëna japin një pasqyrë të qartë të masave që Zvicra po merr për të kontrolluar hyrjen dhe qëndrimin e të huajve që shkelin ligjin, duke theksuar sfidat e vazhdueshme në migracionin ndërkombëtar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.