Në një seancë të Komitetit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, pjesëmarrësit u bënë thirrje administratës së presidentit Donald Trump të angazhohet më shumë në Ballkanin Perëndimor për të ruajtur stabilitetin dhe për të parandaluar konflikte të ardhshme.
Kryetari republikan i Nënkomitetit për Evropën, Keith Self, vlerësoi se Ballkani Perëndimor, pas Ukrainës, është “rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë”. Ai u ndal veçanërisht te marrëdhëniet e pazgjidhura të Serbisë me Kosovën, të cilat, sipas tij, i japin mundësi Rusisë të minojë Bashkimin Evropian dhe aftësinë e NATO-s për të mbështetur vendet e rajonit.
Kongresmeni Self foli gjithashtu për Shqipërinë, duke theksuar se reforma në drejtësi duhet të rishikohet. “Pas dhjetë vitesh zbatim, është e përshtatshme të shikohet nëse reforma po ofron drejtësi të paanshme për popullin shqiptar. Numri i rasteve të prapambetura ka kaluar nga rreth 16,000 në fillim të reformës në rreth 200,000 sot, duke i lënë qytetarët të presin 8 deri në 15 vjet për një vendim përfundimtar. Këto vonesa dëmtojnë sundimin e ligjit dhe besimin publik”, tha ai.
Edward P. Joseph, ekspert i menaxhimit të konflikteve dhe ligjërues në Universitetin Johns Hopkins, vlerësoi progresin e Shqipërisë drejt integrimit euroatlantik, por shprehu shqetësim për vonesat në gjyqësor, ndërhyrjet në zgjedhje dhe rënien e pluralizmit politik. Ai kërkoi që SHBA të vazhdojë bashkëpunimin me Tiranën, duke monitoruar sundimin e ligjit dhe integritetin e procesit gjyqësor.
Joseph theksoi gjithashtu rëndësinë e një vendimi strategjik nga Serbia për të pranuar rendin perëndimor në rajon. “Rruga euroatlantike është zgjedhja e vetme racionale për Serbinë, e cila nuk duhet të bëhet Bjellorusia e Ballkanit,” tha ai.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.