FSHF gjobitet me 2,250 franga për hedhjen e sendeve në ndeshjen Shqipëri – Angli

E martë, 17 Nëntor, 2026

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është gjobitur me 2,250 franga zvicerane nga Komisioni Disiplinor i FIFA-s, për shkak të hedhjes së sendeve nga disa tifozë gjatë ndeshjes Shqipëri – Angli.

Në reagimin e saj, FSHF thekson se çdo episod i izoluar cenon përpjekjen e përbashkët për t’u renditur mes më të mirëve, jo vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumeve. Federata apelon për sjellje korrekte në stadium, si në ndeshjet brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij, për të shmangur dënimet e mëtejshme.

“Objektivi ynë është i qartë: stadiume pa asnjë shkelje apo incident, një standard i domosdoshëm për të qenë mes tifozerive më të respektuara,” thekson FSHF.

Federata vlerëson përkushtimin dhe sjelljen e matur të tifozëve në ndeshjet e fundit në Air Albania, duke theksuar se atmosfera pozitive dhe energjia e tyre kanë reflektuar një rritje të dukshme të disiplinës. Megjithatë, renditja aktuale e Shqipërisë në vendin e 50-të të klasifikimit të Fair Play të UEFA-s tregon se ka ende hapësirë për progres.

FSHF shpreh besimin se tifozeria shqiptare mund të arrijë një nivel më të lartë disipline dhe kulturë sportive, duke forcuar imazhin e futbollit shqiptar në çdo stadium ku luan Kombëtarja.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.