Protesta masive të fermerëve paralizojnë Greqinë

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Protestat e fermerëve në Greqi kanë hyrë në ditën e tyre të dytë, ndërsa pjesëmarrja dhe vendosmëria e tyre po rritet. Dita e parë e mobilizimeve është shoqëruar me incidente, përleshje me policinë, të plagosur dhe tre arrestime.

Fermerët kanë dalë në rrugë me traktorë, duke bllokuar autostrada kryesore dhe duke e ndarë praktikisht vendin në dysh. Rruga Kombëtare Athinë–Selanik ka qenë e mbyllur gjatë gjithë ditës pranë Nikaias, ku fermerët thesalianë kanë vendosur makineritë e tyre bujqësore në shenjë proteste.

Prania e fermerëve dhe shoqatave bujqësore në këtë zonë mbetet e lartë dhe pritet që gjatë ditëve bllokada të përforcohet me mjete të tjera që po mbërrijnë gradualisht. Ndërkohë, Policia Rrugore vijon devijimin e trafikut në rrugët alternative për të shmangur kaos në qarkullim.

Incidentet e një dite më parë kanë ndodhur në Nikaia dhe Platykambos, ku fermerët kanë tentuar t’i afrohen rrugës kombëtare. Policia e trazirave ka përdorur kimikate dhe flakadanë për t’i shpërndarë protestuesit, duke shkaktuar të plagosur. Sipas autoriteteve, dy arrestime janë kryer në Platykambos për dhunë ndaj punonjësve të policisë, dëmtime dhe rezistencë, ndërsa arrestimi i tretë është bërë në kryqëzimin e Nikaias.

Autostrada E65 vazhdon të jetë e bllokuar nga traktorët e fermerëve të Kardhicës, të cilët janë pozicionuar përgjatë saj që prej ditës së djeshme. Ndalimi i qarkullimit është në fuqi në hyrje dhe dalje të zonës së Kardhicës në të dyja kahet e trafikut.

Fermerët theksojnë se do të qëndrojnë në bllokadë derisa të gjejnë zgjidhje për kërkesat e tyre. Ata pritet të zhvillojnë një takim të posaçëm këtë pasdite për të përcaktuar hapat e tyre të ardhshëm.

Sipas Federatës së Shoqatave Bujqësore “I Anixi”, fermerët e Trikallasë do të krijojnë një bllokadë të re ditën e mërkurë në kryqëzimin e Megalohorit. Ndërkohë, protestuesit kanë paralajmëruar se do të zgjerojnë aktivitetet e tyre në rajone të tjera të vendit, përfshirë bllokimin e aeroporteve, porteve dhe pikave doganore.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.