Në edicionin e tretë të Panairit Ndërkombëtar “Wine Vision” në Beograd, Shqipëria prezantoi ofertën e saj turistike dhe mjeshtërinë artizanale në një stendë të përbashkët me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vizitorët patën mundësinë të njiheshin me destinacionet natyrore, thesarët e trashëgimisë kulturore dhe artizanatin unik shqiptar.
Gjatë tryezave të punës, përfaqësuesit e tre vendeve shkëmbyen përvoja dhe diskutuan mbi rëndësinë e ruajtjes së traditave dhe trashëgimisë jomateriale. Energjia dhe ritmi i kulturës shqiptare u sollën nga Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore, duke e bërë prezantimin edhe më të veçantë.
Agjencia Kombëtare e Turizmit theksoi në rrjetet sociale se panairi është një mundësi e jashtëzakonshme jo vetëm për promovimin e kantinave shqiptare, por edhe për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal drejt tregjeve ndërkombëtare.
Gjatë panairit, Drejtoresha e Përgjithshme e AKT, Zana Çela, zhvilloi takime me Marija Labović, drejtoreshë e Organizatës Kombëtare të Turizmit të Serbisë, dhe zv.ministren e Turizmit, Višnja Rakić. Diskutimet u përqendruan mbi promovimin e ofertave të përbashkëta, me fokus tregjet e largëta si Kina dhe SHBA, si dhe organizimin e eventeve të përbashkëta.
Përfaqësimi i Shqipërisë u kompletua nga 7 kantina, ndërsa media ndërkombëtare shfaqi interes të veçantë për zhvillimin e turizmit shqiptar gjatë dy viteve të fundit, duke vënë në pah rritjen e imazhit të vendit si destinacion irresistues turistik dhe kulturor.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.