Kurti priti kongresistët amerikanë, në fokus mbrojtja dhe siguria e Kosovës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot kongresistin republikan Mike Turner dhe kongresistin demokrat Donald Norcross, të dy anëtarë të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve dhe pjesëtarë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet e ngushta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Kryeministri Kurti theksoi se gjatë këtij mandati qeverisës, Kosova ka katërfishuar buxhetin për mbrojtjen, duke forcuar kapacitetet mbrojtëse dhe duke modernizuar pajisjet me sisteme të reja, përfshirë edhe prodhime amerikane.

Ai gjithashtu njoftoi se mbi 1,000 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në programet trajnuese dhe edukative në SHBA gjatë katër viteve të fundit, duke përfshirë institucionet prestigjioze si West Point dhe U.S. Army War College.

“Kosova i vlerëson thellë mbështetjen historike dhe të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara,” tha Kurti, duke shtuar se partneriteti me SHBA-të mbetet thelbësor për sigurinë dhe zhvillimin e vendit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.