I kërkuar për trafik droge në Belgjikë, arrestohet shqiptari në Greqi

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Një 39-vjeçar shqiptar, banues në Qendër të Fierit, u arrestua nga policia greke pasi ishte shpallur në kërkim dhe ndaj tij ishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti për llogari të Belgjikës.

Sipas njoftimeve të policisë greke, i arrestuari është Osmen Hoxha, dhe arrestimi u krye nga oficerë të Nëndrejtorisë së Narkotikëve të Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar.

Hoxha dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale me seli në Belgjikë, e angazhuar në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, kultivimin e marijuanës dhe funksionimin e impianteve të përpunimit të drogës jashtë vendit.

Sipas mediave belge, në shtator 2024, në portin e Antwerp, u sekuestrua një kontejner me 500 kilogramë kokainë, pjesë e aktivitetit të dyshuar të kësaj organizate.

Osmen Hoxha është dërguar në Prokurorinë Publike kompetente, ku i është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.