Tirana Int Airport dhe SKY Express inaugurojnë linjën e re Tiranë–Heraklion

E martë, 17 Nëntor, 2026

Tirana International Airport (TIA) dhe kompania ajrore SKY Express kanë inauguruar linjën e re direkte Tiranë–Heraklion (Kretë), duke forcuar lidhjet ajrore midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e aeroportit, në praninë e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku, si dhe përfaqësuesve të Ambasadës së Greqisë, Ambasadës së Shqipërisë në Greqi, SKY Express dhe TIA.

Fjalime mbajtën Georgios Baliouskas, Piervittorio Farabbi dhe Manjola Kaso, të cilët theksuan rritjen e bashkëpunimit dhe zgjerimin e shërbimeve në tregun shqiptar.

Linja e re do të operojë dy herë në javë, çdo të martë dhe të shtunë, dhe do të jetë e disponueshme gjatë gjithë vitit, duke ofruar udhëtarëve një lidhje të re dhe të përshtatshme drejt një nga destinacionet më ikonike të Greqisë.

Ky destinacion i ri përfaqëson një hap të rëndësishëm për forcimin e turizmit dhe të udhëtimeve të biznesit midis dy vendeve. Linja Tiranë–Heraklion i shtohet familjes së destinacioneve të aeroportit “Nënë Tereza”, duke krijuar një urë të re mes Shqipërisë dhe Kretës, që do t’u shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje, si dhe do të sjellë më shumë vizitorë në vendin tonë.

TIA po rritet çdo ditë, me tani 118 destinacione aktive dhe një rekord të ri në horizont: 12 milionë pasagjerë këtë vit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.