Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka zyrtarizuar partneritetin më të ri me kompaninë ajrore Finnair, e cila për herë të parë do të lidhë drejtpërdrejt kryeqytetin finlandez, Helsinkin, me Tiranën. Linja e re ajrore do të nisë operimin më 30 prill 2026, me dy fluturime në javë, çdo të Enjte dhe të Diel.
Ky zhvillim shënon hyrjen e Finnair në tregun shqiptar dhe përforcon pozicionin e TIA-s si një qendër në rritje e lidhjeve ndërkombëtare në rajon. Linja e re pritet të ndikojë pozitivisht në turizëm, në shkëmbimet ekonomike dhe në zgjerimin e mundësive për udhëtime në vendet nordike, baltike dhe drejt destinacioneve të largëta në Azi.
“Jemi të lumtur të prezantojmë Tiranën në rrjetin tonë, duke hapur mundësi të reja si për udhëtarët e pushimeve ashtu edhe për ata të biznesit,” – tha Adam Marciniec, Menaxher Rajonal CEE në Finnair. Ai shtoi se Shqipëria përbën një treg tërësisht të ri për kompaninë dhe se fluturimet e reja forcojnë praninë e Finnair në Ballkan, duke krijuar akses të drejtpërdrejtë për udhëtarët shqiptarë drejt qendrës së tyre në Helsinki dhe më tej në destinacionet nordike, baltike e aziatike.
Në të njëjtën kohë, linja e re do ta bëjë Shqipërinë më të aksesueshme për turistët finlandezë, të njohur për kërkesën e lartë për destinacione natyrore dhe kulturore.
Finnair, kompania kombëtare e Finlandës, është një ndër linjat ajrore më të vjetra që vazhdon të operojë globalisht, e njohur për cilësinë, besueshmërinë dhe lidhjet strategjike mes Europës, Azisë dhe Amerikës së Veriut.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon rritjen e tij të qëndrueshme, duke zgjeruar portofolin me partnerë prestigjiozë ndërkombëtarë dhe duke përmirësuar vazhdimisht aksesin ajror për qytetarët që udhëtojnë drejt dhe nga Shqipëria.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.