Abdixhiku dhe Murati për buxhetin e Prishtinës: Përplasjet politike vazhdojnë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Debati për mosvotimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025 ka përshkallëzuar tensionet mes kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, përmes rrjeteve sociale.

Përmes një postimi në Facebook, Murati thekson se, “po ta kishit votuar buxhetin e Prishtinës në seancën e fundit, sot Komuna e Prishtinës do ta kishte në dispozicion buxhetin e plotë dhe fare s’do të kishte probleme me financat”, duke i lënë përgjegjës kryesisht opozitës për situatën e krijuar.

Ndërkaq, Abdixhiku i është kundërvënë Muratit dhe qeverisë së udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, duke akuzuar bllokimin e kryeqytetit dhe mungesën e fondeve për qytetarët.

“Prishtinën e bllokuan. Dhe Prishtina foli e para, foli qartë. LDK-në e riktheu si parti të parë; bllokuesit i la larg. Mesazhin e Prishtinës nuk e paskan marrë qartë. Do ta marrin me 28 dhjetor sërish. Sepse Prishtina as nuk lakmohet e as nuk përdoret për beteja primitive,” shkruan Abdixhiku.

Ai shton se kryeqyteti është mbajtur për 12 muaj pa buxhet, në një situatë që ai e përshkruan si “nën pushtim”, duke akuzuar një “sekt popullist që shkatërrimin e vendit e ka mision” për shpërndarje të fondeve jashtë ligjit dhe legjitimitetit. Abdixhiku thekson se ky veprim ka detyruar komunalët të shpenzojnë energji e kohë për të mirëmbajtur qytetin, që sipas tij është “i plaçkitur dhe i lënë në llumin e burokracisë”.

Debati publik mes dy figurave kryesore politike në Kosovë duket se thellon hendekun mes partive dhe sfidon qytetarët të ndajnë përgjegjësitë për krizën e buxhetit të kryeqytetit, që ndikon drejtpërdrejt në shërbimet e përditshme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.