Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili të premten paralajmëroi se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po përpiqet ta përdorë këtë kohë për të bindur shtetet evropiane dhe vendet e NATO-s t’i mbajnë anën Prishtinës.
Vuçiç bëri këto komente gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kopenhagë, duke shtuar se “bota do të bëhet gjithnjë e më e vështirë” dhe se po shkohet drejt një konflikti të madh. Ai nuk ofroi prova konkrete për këto pretendime dhe u zotua se Serbia do të “bëjë çmos” për të mos marrë pjesë në një luftë.
Në reagimin e saj, Osmani e ka krahasuar sjelljen e Vuçiçit me qasjen destruktive të ish-liderit jugosllav Sllobodan Millosheviqi, i cili përdori luftën gjenocidale në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë për të mbajtur pushtetin, duke shkaktuar dhunë dhe shkatërrim masiv.
“Pavarësisht viteve të angazhimit të palodhur amerikan dhe evropian për t’ia hapur rrugën paqes afatgjatë, Vuçiqi po tregon se nuk ka zgjedhur rrugën e pajtimit. Ai po flirton me fantazitë destruktive që kanë shkatërruar shumë jetë të pafajshme,” – tha Osmani përmes një postimi në X (dikur Twitter).
Presidentja nënvizoi se Kosova ka zgjedhur paqen dhe se do ta mbrojë këtë vendim me çdo kusht, duke e pozicionuar qeverinë e saj si garant të stabilitetit në rajon.
Reagimi i Osmanit vjen në një kohë tensioni diplomatik midis Prishtinës dhe Beogradit, ku dialogu ndërkombëtar vazhdon të jetë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe partnerët amerikanë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.