Një 22-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e një hetimi të gjerë të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), që lidhet me veprimtari të krimit të organizuar dhe kontrabandës së emigrantëve drejt Britanisë.
Sipas njoftimit zyrtar të NCA-së, i riu u ndalua nga oficerë të armatosur mbrëmjen e së enjtes në Clarence Square, Brighton. Gjatë operacionit, agjentët kontrolluan një banesë, ku gjetën një sasi të konsiderueshme kokaine, të ndarë në dhjetëra pako të vogla, gati për shpërndarje, si dhe rreth 1,000 paund para të gatshme.
22-vjeçari u arrestua nën akuzën për pastrim parash dhe posedim me qëllim furnizimi me drogë të klasit A, ndërsa po merret në pyetje nga hetuesit britanikë.
Autoritetet dyshojnë se i arrestuari ka qenë i përfshirë gjithashtu në organizimin e kalimeve të paligjshme të emigrantëve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, përmes anijeve të vogla dhe mjeteve të rënda. Sipas burimeve zyrtare, ai ishte arrestuar më herët, më 7 gusht, në një qendër ndalimi pranë aeroportit Gatwick, por ishte liruar me kusht.
Komandantja e degës së NCA-së, Sara-Jayne Moore, tha se arrestimi është pjesë e një hetimi më të gjerë që synon rrjetet kriminale të kontrabandës së njerëzve.
“Ky individ u arrestua përsëri si pjesë e hetimit tonë të vazhdueshëm për udhëtime të rrezikshme kontrabande njerëzish përmes Kanalit. Lufta kundër kontrabandës së njerëzve është një përparësi kryesore për NCA-në, dhe ky është një nga 100 hetimet aktive që synojnë grupe apo individë të përfshirë në organizimin e kalimeve ilegale ose në lehtësimin e kësaj veprimtarie kriminale,” – deklaroi Moore.
Hetimet pritet të vijojnë në ditët në vijim, ndërsa policia britanike po analizon provat e sekuestruara gjatë operacionit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.