Hetimet e nisura gjatë periudhës së pandemisë kanë çuar në goditjen e një rrjeti të gjerë kriminal të përbërë nga katër grupe të strukturuara, të cilat merreshin me trafik ndërkombëtar të drogës nga Italia, Spanja dhe Shqipëria.
Sipas autoriteteve italiane, Guardia di Finanza e Leçes ka përfunduar hetimet paraprake duke u komunikuar akuzat 29 personave, mes tyre shtetas italianë dhe shqiptarë, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Operacioni është zhvilluar në disa qytete të Italisë, përfshirë Lecce, Brindisi, Romë, Firence, Pisa, Bolonja, Fermo, Ascoli Piceno dhe Reggio Emilia, si dhe jashtë territorit italian.
Gjatë hetimeve shumëvjeçare janë sekuestruar mbi 2 ton lëndë narkotike, mes tyre kokainë, heroinë, hashash dhe marihuanë, si dhe rreth 5 litra vaj hashashi, 192 mijë euro cash dhe 16 automjete që shërbenin për transportin e drogës.
Autoritetet italiane kanë theksuar se ky është një nga operacionet më të mëdha antidrogë të viteve të fundit, që synon të çmontojë bashkëpunimin mes grupeve kriminale italiane dhe shqiptare në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.
https://www.rainews.it/tgr/puglia/articoli/2025/10/traffici-di-droga-tra-salento-spagna-e-albania-indagate-29-persone-01c2597f-af17-4c8e-9cd7-d31e0ad7d221.html
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.