Një çift shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi u kapën duke trafikuar mbi 17 kilogramë kokainë të pastër, me një vlerë që në treg arrin mbi 2 milionë euro.
Operacioni i zhvilluar nga Policia e Barit dhe Prokuroria pranë Leçes nisi më 1 tetor, si pjesë e një aksioni në shkallë të gjerë kundër grupeve kriminale në rajonin e Puljas. Përveç drogës, u sekuestruan gjithashtu armë dhe pajisje për paketimin e lëndëve narkotike.
Të arrestuarit janë një shtetas shqiptar 40-vjeçar dhe një grua 52-vjeçare, të dy banues në Altamura. Sipas hetuesve, çifti përdorte automjete të përshtatura posaçërisht për transportin e drogës.
Automjeti i tyre u ndalua përgjatë autostradës SS 613, pranë Leçes, ku pas një kontrolli të imtësishëm u zbulua se makina ishte modifikuar me funde të dyfishta artizanale, të pajisura me hapje mekanike dhe të fshehura nën sediljet e përparme.
Hetimi u zhvillua pas një periudhe të gjatë vëzhgimi dhe ndjekjeje nga Skuadra e Leçes, e cila arriti të dokumentojë aktivitetin e dy të arrestuarve dhe rolin e tyre në trafikun e drogës së destinuar për tregun vendas.
Autoritetet italiane njoftojnë se hetimet po vazhdojnë për të zbuluar lidhjet e mundshme të çiftit me rrjete më të gjera kriminale.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.