BE nis nga 12 tetori sistemin e ri digjital për hyrje-daljet në kufi

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Bashkimi Europian ka njoftuar se më 12 tetor 2025 do të nisë zbatimin gradual të “Entry/Exit System” (EES), një sistem i ri kontrolli që do të zëvendësojë vulosjen tradicionale të pasaportave. Sipas Komisionit Europian, qytetarët që nuk janë pjesë e BE-së – përfshirë edhe shqiptarët – do të regjistrohen përmes të dhënave biometrike si gjurmët e gishtave dhe imazhi i fytyrës.

EES do të zbatohet fillimisht në mënyrë graduale për një periudhë gjashtëmujore, deri në funksionalizimin e plotë të tij në të gjitha pikat kufitare të vendeve anëtare. Ky sistem është pjesë e strategjisë së BE-së për “kufijtë e zgjuar”, që synon të përshpejtojë procedurat e hyrjes për udhëtarët e rregullt dhe njëkohësisht të forcojë masat kundër emigracionit të paligjshëm.

Në udhëtimin e parë pas nisjes së zbatimit, pasagjerët do të verifikohen ose përmes gjurmëve të gishtave, ose përmes imazhit të fytyrës. Pas këtij regjistrimi, nuk do të ketë më nevojë për vulosje manuale të pasaportave. Autoritetet do të kenë gjithashtu mundësi të verifikojnë në kohë reale nëse një udhëtar ka tejkaluar afatin e qëndrimit në një nga 29 vendet europiane të përfshira.

Zbatimi i plotë i sistemit pritet të përfundojë brenda prillit 2026, ndërsa në disa pika kufitare përgatitjet kanë nisur që tani.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.