Një zhvillim i ri ka ndodhur në çështjen e zhvarrimit të Dennis Rucit, djalit të Panos Rucit, një prej viktimave të tragjedisë së Tempit në Greqi.
Sipas raportimeve, avokatja e familjes, Zoe Konstantopoulou, paraqiti një kërkesë zyrtare për shtyrjen e procesit të zhvarrimit, i cili ishte planifikuar këtë të premte nga mjeku ligjor. Kërkesa ka si qëllim emërimin e një konsulenti teknik që do të asistojë në hetim.
Prokuroria e pranoi kërkesën, duke vendosur që zhvarrimi të zhvillohet javën e ardhshme.
Ndërkohë, Panos Ruci ndodhet në ditën e 17-të të grevës së urisë, duke kërkuar që mbi trupin e djalit të tij të kryhen analiza toksikologjike të plota, për të sqaruar shkaqet e vdekjes së Dennis Rucit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.