Greqi/ Diplomatja Joneda Dodaj viziton kurset e gjuhës shqipe “Jeta” dhe Rendi

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Si përfaësuese e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, diplomatia Joneda Dodaj, e ngarkuar me çështjet e diasporës, zhvilloi një vizitë në kursin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe “Jeta” në Athinë, që funksionon pranë OJQ-së “Jeta” me drejtuese Elona Kataro dhe është pjesë e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi (LMSHG).

Dodaj vizitoi gjithashtu edhe kursin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Rendi, Atikë, ku mësimi zhvillohet nga mësuesja Lefteri Metkaj.

Gjatë takimeve, ajo përgëzoi mësuesit për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhur, duke u uruar nxënësve një vit të mbarë e të suksesshëm. Dodaj theksoi se ruajtja dhe promovimi i gjuhës dhe kulturës shqiptare mbetet një ndër prioritetet kryesore të Ambasadës së Shqipërisë në Greqi.

“E drejta për të mësuar gjuhën amtare është një përgjegjësi e përbashkët – e familjes, shkollës, vendit amë dhe shtetit pritës,” u shpreh Dodaj, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit për të ardhmen e fëmijëve shqiptarë.

Ambasada e Shqipërisë në Athinë vijon të mbështesë mësuesit dhe nxënësit e gjuhës shqipe përmes sigurimit të ambienteve mësimore, shpërndarjes së teksteve, organizimit të aktiviteteve kulturore e formuese dhe programit “Mësues për Greqinë”.

Gjatë vizitës, Dodaj u takua me kryetarin e Bashkisë së Rendisë, me mësuesit, prindërit dhe nxënësit, si dhe mori pjesë në shpërndarjen e teksteve “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare, Niveli 1 dhe 2”, të mundësuara nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë dhe Qendra e Botimeve për Diasporën.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.