Bill Clinton rrëfen historinë e tij dhe vendimin për ndërhyrjen në Kosovë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në kuadër të “Clinton Global Initiative”, ku mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka ndarë një kujtim personal që ilustron mundësinë e bashkëjetesës mes komuniteteve.

Clinton tregoi se shpesh viziton një restorant në SHBA, ku pronari është shqiptar nga Kosova, ndërsa menaxheri i lokalit është serb.
“Ne kemi një vend që shet takos… pronari është një shqiptar nga Kosova. Dhe pjesa interesante: menaxheri, ai që më jep një birrë sa herë që hyj aty, është serb. Kjo është mrekulli,” – tha ai, duke e marrë si shembull për të treguar se bashkëjetesa është e mundur.

Ish-presidenti amerikan foli gjithashtu për vendimin e tij historik në vitin 1999 për të angazhuar forcat e NATO-s në ndërhyrjen ushtarake kundër regjimit serb. Ai pranoi se shumëkush e konsideronte këtë një hap të rrezikshëm, por ai besonte se ishte mënyra më e drejtë për të shpëtuar jetë njerëzish.

“Supozohej se konflikti mund të zgjidhej më së miri përmes fuqisë ajrore, duke shmangur një luftë tokësore të gjerë. Kjo do të jetë vendi i vetëm në botën moderne ku një luftë do të fitohet përmes fuqisë sonare… dhe në fund do të shpëtojmë më shumë jetë,” – deklaroi Clinton.

Ky rrëfim i tij u prit me interes, si një dëshmi e drejtpërdrejtë nga arkitekti i një prej vendimeve më të rëndësishme në historinë e Kosovës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.