Profesori Mina Naqo, një nga figurat më të respektuara të matematikës shqiptare, u nda nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të pasur arsimore dhe shkencore që ka formuar breza të tërë studentësh dhe ka kontribuar në avancimin e dijes në vendin tonë.
Mina Naqo, lindi më 12 janar 1939, në qytetin e Vlorës. Në shtator të vitit 1955 ai i filloi studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik të Tiranës në degën matematikë-fizikë. Ishte student i shkëlqyer.
Në vitin 1959 ai emërohet pedagog në Katedrën e Matematikës të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Megjithëse ishte i sapodiplomuar dhe në moshë shumë të re, Minait iu besua dhënia e kursit të leksioneve të analizës matematike në Institutin e Lartë Pedagogjik dyvjeçar në Tiranë. Për Minain filloi një periudhë intensive pune. Në të njëjtën kohë ai zhvillonte linjën e ushtrimeve në analizë dhe algjebër në degët e matematikës dhe të fizikës.
Karriera e tij u lidh ngushtë me Departamentin e Matematikës në Universitetin e Tiranës, ku për dekada me radhë shërbeu jo vetëm si pedagog, por edhe udhëheqës shpirtëror i brezave të rinj. Me qetësinë dhe autoritetin e tij shkencor, ai frymëzoi studentë e kolegë, duke u bërë figurë model për përkushtim, integritet dhe dashuri për dijen.
Si specialist i lëndës së statistikës prof. M. Naqo ka ndërtuar programe dhe ka mbajtur kursin përkatës edhe në universitete të tjera ku është kërkuar. Për ta rritur më shumë zbatimet e statistikës në praktikë nëpërmjet teknologjive të kohës, ai botoi librin interesant “Hyrje në Statistikë me exel”.
Ai ishte autor dhe bashkautor i teksteve të shumta universitare dhe shkollore, të cilat për vite u shndërruan në bazë të formimit të mijëra nxënësve dhe studentëve shqiptarë. Me punën e tij kërkimore dhe botimet shkencore, ai la gjurmë të çmuara në zhvillimin e matematikës dhe në ngritjen e standardeve akademike në vend.
Me njohuritë e thelluara dhe kreativitetin e tij mbi teorinë e probabiliteteve ai përcaktoi temat e studimit dhe udhëhoqi në përgatitjen e disertacioneve një numër pedagogësh të matematikës në universitet. Ai dha kontribut në Akademinë e Shkencave, si dhe në institucione të tjera.
Prof. Mina Naqo do të mbetet në kujtesën e kolegëve, studentëve dhe miqve të tij si njeri i thjeshtë, i urtë e i përkushtuar, i cili diti të ndërthurte rreptësinë shkencore me humanizmin dhe ngrohtësinë njerëzore.
Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe kolegët e Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike pranë saj i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, kolegëve dhe miqve për ndarjen nga jeta të profesorit të nderuar Mina Naqo!
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij dhe i paharruar kontributi në arsimin dhe shkencën shqiptare!
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.