Zbulohet roli i shqiptarit në vrasjen makabre të italo-turkut në Milano

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga vrasja makabre e Hayati Aroyos, 62-vjeçarit me origjinë turke, kunat i një bosi të mafias turke, i gjetur i karbonizuar më 23 korrik 2025 në një apartament në Sesto San Giovanni të Milanos. Viktima u identifikua disa ditë më vonë falë gjurmëve të gishtave dhe bashkëpunimit me autoritetet turke.

Policia italiane, nën drejtimin e prokurorisë së Monzës, arrestoi tre persona: një burrë 38-vjeçar, një grua 36-vjeçare dhe një shqiptar 33-vjeçar, të dyshuar si autorë të krimit. Ata akuzohen për vrasje të rëndë, grabitje, zjarrvënie dhe shkatërrim të kufomës.

Hetimet kanë zbuluar se viktima u godit me rreth 30 goditje thike, para se trupi i tij të spërkatej me zbardhues dhe më pas t’i vihej flaka, për të zhdukur provat. Shkaku i krimit lidhet me një video intime ku shfaqej gruaja e përfshirë në vrasje, e cila kishte frikë se 62-vjeçari do ta publikonte.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, gruaja hyri e para në apartament dhe la derën hapur për shqiptarin, i cili kreu sulmin fatal, ndërsa bashkëshorti i saj priste jashtë duke bërë roje. Pas krimit, autorët morën para, karta pagese dhe pajisje elektronike nga banesa, duke dyshuar se aty ruhej videoja.

Hetuesit kanë siguruar prova nga kamerat e sigurisë, tabulatet telefonike dhe përgjimet. Në telefonin e shqiptarit u gjetën mesazhe të gruas, ku ajo shkruante se pas krimit nuk kishte ndjerë asnjë mëshirë:

“Kisha frikë se mos ndjeja mëshirë, por jo. E shikoja vetëm për të kuptuar nëse do të ndjeja diçka, por asgjë.”

Aktualisht, dy burrat ndodhen në burgun e Busto Arsizio, ndërsa gruaja në burgun e Milanos, në pritje të konfirmimit të masës së arrestit nga gjykata.

https://www.ilfattoquotidiano.it/2025/09/20/omicidio-sesto-giovanni-video-hot-notizie/8133431/

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.