Pas raportimeve se tarifat për vizat H-1B për punëtorët e huaj të kualifikuar mund të rriteshin në mënyrë dramatike, Shtëpia e Bardhë ka sqaruar se bëhet fjalë për një tarifë të vetme dhe jo vjetore.
Të premten, Presidenti Donald Trump njoftoi një tarifë 100 000 dollarë, e cila u interpretua nga mediat dhe disa kompani si një rritje drastike për vizat H-1B, që më parë kushtonin vetëm disa mijëra dollarë për procesim. Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick, gjatë prezantimit të urdhrit ekzekutiv, foli për “100 000 dollarë në vit”, duke shtuar konfuzion.
Të shtunën, media raportoi se kompanitë teknologjike si Amazon, Meta, Microsoft dhe banka JPMorgan po udhëzonin stafin e huaj të rikthehej brenda 24 orëve, duke shqetësuar punonjësit që ndodhen aktualisht jashtë vendit. Një memo e brendshme e Amazon paralajmëronte stafin që nuk mund të kthehej të qëndronte në vend deri në njoftim të mëtejshëm.
Megjithatë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, sqaroi se:
“100 000 dollarët nuk janë një tarifë vjetore. Është një tarifë e njëhershme që zbatohet vetëm një herë. Ata që tashmë kanë vizat H-1B dhe ndodhen jashtë vendit nuk do të ngarkohen me këtë tarifë për të rihyrë në SHBA.”
Sipas Business Insider, kompanitë e mëdha po shqetësohen se kostot e punësimit të punonjësve të huaj mund të rriten ndjeshëm në të ardhmen, duke e bërë më të vështirë rikthimin e tyre në SHBA pas një qëndrimi jashtë vendit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.