Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë respekt të madh në skenën ndërkombëtare, duke theksuar rolin e vendit të tij në ndalimin e disa konflikteve dhe luftërave në botë, përfshirë edhe situatën mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë darkës së themeluesve të American Cornerstone Institute, Trump u shpreh se ndërhyrjet diplomatike dhe ekonomike të administratës së tij kanë kontribuar në pezullimin e shumë përplasjeve ndërkombëtare. “Shiko vetëm këtë: Armenia dhe Azerbajxhani, Kamboxhia, Kosova dhe Serbia, Izraeli dhe Irani, Egjipti dhe Etiopia. Ne i ndaluam të gjithë. Dhe 60 për qind e tyre u ndaluan për shkak të tregtisë,” tha ai, duke nënvizuar rëndësinë e politikës ekonomike dhe tregtare në ruajtjen e paqes.
Presidenti Trump gjithashtu foli për përpjekjen e tij për të ndaluar konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, duke treguar se i ishte sugjeruar se një sukses i tillë do t’i jepte mundësinë për të marrë Çmimin Nobel. Ai ironizoi me situatën, duke thënë: “Unë thashë: ‘Po mirë, po për shtatë të tjerat? Duhet të marr një Çmim Nobel për secilën prej tyre’. Dhe ata më thanë: ‘Por nëse e ndaloni Rusinë dhe Ukrainën, zoti President, atëherë me siguri do të merrni Nobelin’. Unë u përgjigja: ‘Unë ndala shtatë luftëra. Ajo është vetëm një luftë – dhe është një e madhe’.”
Deklaratat e Trump nxjerrin në pah vizionin e tij për rolin global të SHBA-së dhe përpjekjet për të përdorur influencën politike dhe ekonomike në shërbim të paqes ndërkombëtare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.