Policia greke shkatërron një rrjet droge të drejtuar nga shqiptarë në Rodos

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Policia greke ka goditur një rrjet trafiku droge në ishullin turistik të Rodosit, duke arrestuar tre persona, mes tyre dy shtetas shqiptarë, të moshës 28 dhe 30 vjeç, si dhe një 31-vjeçar. Ata akuzohen për trafik droge, dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe qëndrim të paligjshëm në Greqi.

Hetimet zbuluan se 30-vjeçari furnizonte me kokainë 28-vjeçarin, i cili më pas e shpërndante tek përdoruesit. Policia arriti të zbulojë vendin e fshehjes së drogës në një park, ku brenda një lavatriçeje të vjetër u gjetën tetë pako me gjithsej 806 gramë kokainë, me vlerë tregu mbi 80 mijë euro.

Gjatë operacionit, i zhvilluar pas mesnate të shtunën nga oficerët e Policisë Kundër Drogës, dy shqiptarët i rezistuan arrestimit, duke përdorur dhunë ndaj efektivëve. Në automjetin e tyre u gjet 0.6 gram kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u sekuestrua një gram kanabis i papërpunuar dhe një pajisje regjistrimi që mbikëqyrte rrugën publike.

Sipas mediave greke, grupi e tregtonte kokainën me 100 euro për gram, ndërsa rrjeti dyshohet se përfshinte edhe qytetarë vendas.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.