Levian Goga, shqiptari që në qershor të vitit 2025 rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar dy fëmijë nga rrjedha e lumit Arakhtos, u nderua nga shteti grek me shtetësinë greke.
Ceremonia e betimit u zhvillua në rezidencën qeveritare “Maksimu”, ku Goga dha betimin si qytetar grek përpara Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis. Në ceremoni ishin të pranishëm gjithashtu ministri i Brendshëm Theodoros Livanios dhe sekretari i Përgjithshëm për Çështjet e Shtetësisë, Dimitris Karnavos.
“Faleminderit për atë që bëre. E meriton këtë nder dhe më shumë,” u shpreh Kryeministri Mitsotakis, duke vlerësuar aktin e guximit dhe humanizmit të Gogës.
Përveç ceremonisë së betimit, Goga ishte i ftuar nderi edhe në pritjen e organizuar në korrik për përvjetorin e rivendosjes së demokracisë në Greqi, nga kryetari i Parlamentit, Kostas Tasoulas.
Ngjarja që tronditi opinionin publik ndodhi në qershor, kur Goga ndërhyri për të shpëtuar dy fëmijë që po mbyteshin në lumin Arahthos. Megjithëse ai arriti t’i nxirrte nga uji, të miturit humbën jetën më pas në spital, pasi pësuan vdekje klinike.
Ky gjest i jashtëzakonshëm, i cilësuar nga autoritetet greke si akt heroizmi dhe sakrifice, e bëri Leivan Gogën simbol të kurajos dhe humanizmit përtej kufijve.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.