Aviacioni shqiptar në rritje: Parashikohen 21,6 milionë pasagjerë deri 2040

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Aviacioni civil në Shqipëri po regjistron një rritje të vazhdueshme dhe po konsolidohet si porta kryesore hyrëse për vendin. Sipas projeksioneve të Autoritetit të Aviacionit Civil Ndërkombëtar (ICAO), fluksi i pasagjerëve nga ajri pritet të arrijë 21,6 milionë deri në vitin 2040, nga vetëm 784,6 mijë pasagjerë që do të fluturonin përmes Aeroportit të Rinasit në vitin 2025.

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur se aeroportet ndërkombëtare të Tiranës, Vlorës, Kukësit, dhe së shpejti edhe ai i Gjirokastrës, po e vendosin Shqipërinë në një pozicion të ri strategjik në hartën e turizmit dhe lidhjeve ndërkombëtare.

“21,6 milionë pasagjerë nga ajri është projeksioni i ICAO për Shqipërinë në vitin 2040. Aviacioni civil po rritet vit pas viti, duke u kthyer në portën kryesore hyrëse për vendin, ndaj ka fokusin tonë kryesor. Tirana, Vlora, Kukësi dhe së shpejti edhe aeroporti i Gjirokastrës e vendosin Shqipërinë në pozita si asnjëherë më parë, duke arritur shifra rekord vizitorësh”, u shpreh Balluku.

Tendenca e rritjes është e dukshme edhe në shifrat e fundit. Numri i pasagjerëve që kanë kaluar përmes Aeroportit të Rinasit gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti shënoi një rritje prej 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke arritur mbi 7,8 milionë pasagjerë. Në të njëjtën periudhë u realizuan gjithsej 42 462 fluturime, me një rritje prej 2% krahasuar me 8-mujorin e vitit të kaluar.

Nga Tirana, pasagjerët kanë fluturuar drejt 137 destinacioneve, duke treguar diversitetin dhe zgjerimin e lidhjeve ajrore të Shqipërisë me destinacione brenda dhe jashtë vendit. Ky zhvillim i qëndrueshëm i aviacionit civil konfirmon vendosjen e vendit tonë në hartën ndërkombëtare si një destinacion i preferuar turistik dhe biznesi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.