Amendament i ri në SHBA synon të vendosë Kosovën në NATO si prioritet strategjik

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kongresisti republikan amerikan, Brian Mast, ka paraqitur një amendament në Kongresin e Shteteve të Bashkuara që synon të vendosë anëtarësimin e Kosovës në NATO si një nga prioritetet kryesore të politikës amerikane në Ballkan, njofton Anadolu Agency.

Organizata “Albanians for America” ka vlerësuar këtë hap si një nga ndryshimet më të rëndësishme për rajonin që nga viti 2002. Amendamenti ka marrë mbështetjen edhe të kongresistit Keith Self. Sipas dokumentit, ndryshimi synon të përfshijë disa pika kyçe, duke filluar nga prioriteti në emërimin e ambasadorëve amerikanë në vendet e Ballkanit, përfshirë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën, si dhe rekomandime konkrete për mbështetjen e pavarësisë së Kosovës dhe integrimin e saj të ardhshëm në NATO.

Amendamenti gjithashtu përfshin plane për forcimin e sigurisë energjetike në rajon, përfshirë zgjerimin e rrjetit të tubacioneve të Kroacisë dhe reduktimin e varësisë nga energjia ruse, si dhe mbështetje për implementimin e programit të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) në Kosovë, për të rritur sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin rajonal.

Kongresisti Mast ka propozuar gjithashtu që Shqipëria dhe Kosova të inkurajohen për zhvillimin e industrisë kombëtare të mbrojtjes dhe rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, në përputhje me objektivat e NATO-s. Ai ka theksuar rëndësinë strategjike të forcave amerikane në Kosovë si një shtyllë sigurie dhe stabiliteti për Ballkanin Perëndimor.

Në amendament përfshihet edhe vazhdimi i implementimit të programit të Kontrollit të Eksporteve dhe Sigurisë Kufitare, duke përfshirë pajisje inspektimi jo-intruzive në pikën kufitare të Merdarit me Serbinë, me qëllim parandalimin e trafikut të armëve të paligjshme.

Organizata “Albanians for America” ka përshëndetur iniciativën, duke e cilësuar historike dhe duke theksuar se amendamenti njeh rëndësinë strategjike të Ballkanit dhe vendos politika të qarta për mbështetjen e Kosovës dhe stabilitetin rajonal.

Sipas procedurës amerikane, për të hyrë në fuqi, amendamenti duhet të shqyrtohet fillimisht nga komisionet përkatëse të Kongresit dhe më pas të votohet nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.