Jelena Gjukanoviq, e akuzuar për spiunazh, nuk ka pranuar fajësinë në seancën e parë të gjykimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Avokati i saj, Predrag Miljkovic, kërkoi lirimin nga paraburgimi dhe vazhdimin e procedurës me arrest shtëpiak, por prokurori i rastit, Bekim Kodraliu, e kundërshtoi këtë kërkesë, duke theksuar se për shkak të peshës së veprës dhe rrezikshmërisë që e dyshuara të largohet, paraburgimi mbetet i nevojshëm.
Gjatë seancës, Gjukanoviq deklaroi se ende është e punësuar në Misionin e OSBE-së në Kosovë. Prokurori Kodraliu shpjegoi se akuzat lidhen me periudhën nga data e pacaktuar deri më 28 shkurt të këtij viti, kur ajo, si zyrtare e OSBE-së, dyshohet se ka kryer veprime të përsëritura në ndihmë të veprimtarisë informative të Shërbimit të Inteligjencës së Serbisë (BIA), duke cenuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Kosovës.
Sipas aktakuzës, informacionet e siguruara nga Gjukanoviq janë transmetuar tek zyrtarët e lartë të BIA-s, duke përfshirë përgjegjësin për Rajonin e Novi Pazarit dhe një tjetër zyrtar me të cilin ajo dyshohet se është takuar në Beograd.
Kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri, njoftoi se vendimi për masën e paraburgimit ose zëvendësimin me arrestit shtëpiak do të merret pas përfundimit të seancës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.