Policia në Selanik ka arrestuar një 26-vjeçar, me origjinë shqiptare, pas denoncimit të partneres së tij për përdhunim.
Sipas deklaratës së 20-vjeçares, ngjarja ndodhi në orët e para të së dielës së kaluar, në një hotel, ku gjatë aktit seksual ai u bë i dhunshëm ndaj saj, duke i shkaktuar mavijosje. Viktima po ashtu raportoi se i riu kishte përdorur më parë drogë, konkretisht kokainë.
Pas një kërkimi të organizuar nga Njësia për Krime dhe Zbulim në Oraikastro, policia e gjeti 26-vjeçarin pranë Stacionit të Ri Hekurudhor në Selanik dhe e arrestoi.
Tani ndaj tij është ngritur një çështje penale për përdhunim dhe shkelje të ligjit për drogat, dhe pritet të paraqitet para prokurorit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.