RAI Calabria nis programin e parë televiziv në gjuhën arbëreshe

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kalabria bëhet rajoni i parë me statut të zakonshëm në Itali që nis një program televiziv të RAI-t të dedikuar plotësisht pakicave gjuhësore, me përmbajtje tërësisht në gjuhën arbëreshe.

Kjo nismë është rezultat i marrëveshjes mes Presidencës së Këshillit të Ministrave, Departamentit për Informacion dhe Botime dhe RAI-t, që i hapi rrugë prodhimit të programeve televizive dhe radiofonike për promovimin e kulturës arbëreshe. Ajo mbështetet në Ligjin 482/1999 dhe Kontratën e Shërbimit Kombëtar, që garantojnë mbrojtjen e pakicave historike gjuhësore në Itali.

“Ne jemi rajoni i parë me statut të zakonshëm që prodhon programim në një gjuhë minoritare dhe kjo më bën veçanërisht krenar si kalabrez. Jam i kënaqur me punën e bërë dhe do të jetë një angazhim i vazhdueshëm për Kalabrinë, por edhe për RAI-n, i cili edhe një herë e kryen rolin e tij si një televizion i shërbimit publik”, deklaroi Massimo Fedele, drejtor i RAI Calabria.

Ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri Lani, e përshëndeti këtë nismë, duke e cilësuar si një hap historik për popullin arbëresh, shoqërinë italiane dhe komunitetin shqiptar.
“Ai përfaqëson komunikim, mbrojtje dhe vlerësim të një trashëgimie unike gjuhësore, të ruajtur për shekuj në rreth 50 komuna. Forcon ndjenjën e përkatësisë dhe lidh shqiptarët e Italisë me universin arbëresh”, theksoi ambasadorja.

Programi i ri do të nisë më 21 shtator, me një episod çdo të diel në televizion, i fokusuar te komunitetet arbëreshe, ndërsa në radio do të transmetohen emisione ditore që do të trajtojnë aspekte të ndryshme të kulturës arbëreshe, me përsëritje gjatë fundjavës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.