Presidentja Osmani shpreh shqetësim për pezullimin e Dialogut Strategjik me SHBA

E martë, 17 Nëntor, 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur keqardhje dhe shqetësim të thellë pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, një mekanizëm ky i rëndësishëm i bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në një deklaratë të Presidencës, Osmani thekson se aleanca me SHBA-të është çështje strategjike që kërkon unitet politik dhe angazhim nga të gjithë faktorët në Kosovë. Ajo nënvizon se raporti me Amerikën nuk është thjesht diplomatik, por pjesë ekzistenciale e identitetit shtetëror dhe kombëtar të Kosovës.

Dialogu Strategjik u inicua nga Presidentja Osmani në vitin 2021 dhe u rikonfirmua më pas në vitin 2022 dhe 2025, duke u finalizuar përmes bashkëpunimit me Departamentin e Shtetit Amerikan. Ky proces ka shërbyer si një mekanizëm i çmuar për forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit euroatlantik të vendit.

Presidentja Osmani siguron qytetarët se do të vazhdojë të punojë ngushtë me SHBA-në në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, duke përfshirë demokratizimin, mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe garantimin e rendit kushtetues të Kosovës.

“Dialogu Strategjik i arritur në janar 2025 është një mekanizëm tejet i çmuar. Presidenca do të angazhohet maksimalisht që ky dialog të rifillojë sa më shpejt, sepse partneriteti ynë me SHBA-të është garanci për të tashmen dhe busulla më e sigurt drejt së ardhmes,” thuhet në deklaratë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.