Kosovari sulmon me thikë mësuesen në Gjermani,policia dyshon për “motive fetare”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një i ri nga Kosova i dyshuar për plagosjen e një mësueseje me thikë javën e kaluar në një shkollë profesionale në Gjermani, mund të ketë pasur një motiv “fetar” për sulmin, tha ministri Herbert Reul më 11 shtator.

E përditshmja gjermane, Bild raportoi se i dyshuari 17-vjeçar më herët po ashtu kishte therur me thikë një të pastrehë në qytetin Esen, dhe kishte lënë një mesazh xhihadist në një video të incizuar me telefon.

Herbert Reul, ministër i Brendshëm në landin Nordhajn Vestfalen, gjatë një mbledhjeje të Komitetit për punë të Brendshme të Parlamentit, tha se analizat fillestare të të dhënave digjitale tregojnë se “krimi ka qenë i motivuar nga aspekti fetar”.

Prokurorët federalë të cilët merren me çështje të terrorizmit po e shqyrtojnë mundësinë që ta marrin përsipër këtë rast, tha Reul.

Mesuesja 45-vjeçare pësoi plagë serioze pasi u ther me thikë në një shkollë profesionale javën e kaluar. Ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje emergjente kirurgjikale, por sipas Reulit, mësuesja tani gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Policia u konfrontua me sulmuesin e dyshuar, kur hasi në të rreth 3 kilometra larg nga kolegji dhe qëlloi atë me armë zjarri, pasi i dyshuari kishte pasur në dorë një thikë.

I riu, i cili sipas mediave në Gjermani ishte student në shkollën ku ndodhi rasti, pasi u plagos gjatë konfrontimit me policinë u dërgua në spital për trajtim.

Bild më 11 shtator zbuloi pjesërisht identitetin e të dyshuarit, duke e identifikuar si Erjon S. Kjo e përditshme raportoi se ai e kishte therur me thikë një të pastrehë 44-vjeçar para se të sulmonte mësuesen.

Më pas ai kishte regjistruar një video në telefonin e tij, ku tha se mësuesja e kishte “fyer profetin” dhe bërtiti Allahu Akbar, raportoi Bild.

“Hetuesit tani besojnë se studenti, i cili gjendet në paraburgim nën dyshim për vrasje të mbetur në tentativë, po ndiqte një plan terrorist islamist dhe e sulmoi mësuesen për shkak të fyerjes së supozuar të fesë së tij”, shkroi gazeta./REL

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.