Haradinaj: Pezullimi i dialogut nga SHBA, ditët më të errëta të Kosovës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën, duke e cilësuar këtë si një nga momentet më të errëta në historinë e vendit.

Përmes një reagimi publik, Haradinaj ka kritikuar ashpër qeverinë në detyrë të Albin Kurtit, duke e akuzuar për sjellje të papërgjegjshme dhe destruktive që e kanë çuar Kosovën drejt një krize të thellë.

“Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet. Ka një kohë të gjatë që unë dhe Aleanca kemi tërhequr vërejtjet tona për sjelljet e papërgjegjshme dhe destruktive të Kurtit dhe qeverisë së tij. Ndërsa sot gjendemi në një situatë që nuk ka mundur të paramendohet për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka bërë thirrje për reflektim të menjëhershëm kombëtar, duke ftuar të gjitha partitë politike dhe shoqërinë civile që të marrin seriozisht situatën aktuale. “I ftoj të gjitha forcat politike dhe gjithë shoqërinë kosovare që urgjentisht të reflektojmë për situatën në të cilën gjendemi”, ka shtuar ai.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.