Greqi: Përleshje mes dy familjeve në Halkidë, shqiptari godet me lopatë të riun

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në varrezat e Halkidës, ku një i ri u plagos rëndë pasi u godit me lopatë në kokë. Sulmuesi, një shtetas shqiptar, u përfshi në një debat me viktimën për motive të dobëta, që lidhen me ngacmimin e vajzës së mitur të tij nga i riu grek.

Sipas dëshmitarëve dhe raportimeve të medias lokale “Protothema”, sherri u shndërrua në përleshje fizike mes dy familjeve, ku babai i viktimës, punonjës i varrezave, sulmoi familjen shqiptare duke shkaktuar dëme në automjetet e tyre.

I plagosuri u dërgua vetë në Spitalin e Halkidës, ku qëndroi për trajtim gjatë natës. Policia mori denoncime nga të dyja familjet dhe shoqëroi 7 persona, përfshirë edhe vajzën e mitur të familjes shqiptare. Të gjithë u liruan me urdhër verbal të Prokurorit, ndërkohë që dosja mbetet nën hetim.

Incidenti hedh dritë mbi tensionet mes familjeve dhe ngacmimet që mund të çojnë në dhunë të pakontrolluar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.