Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në Selanik të Greqisë, pasi dyshohen si autorë të një vrasjeje të mbetur në tentativë që ndodhi vitin e kaluar. Të arrestuarit janë të moshave 39, 30 dhe 23 vjeç, identitetet e tyre nuk janë bërë publike.
Autoritetet greke njoftojnë se të arrestuarit janë pjesë e një organizate kriminale, ku 39-vjeçari konsiderohet koka e grupit dhe është i njohur për policinë.
Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar armë të ndryshme, përfshirë kallashnikovë, pistoleta, detonatorë, silenciatorë dhe fishekë, si dhe një sasi prej 28 kilogramësh hashash.
Hetimet për këtë grup kriminal pritet të vazhdojnë, ndërsa autoritetet greke po shqyrtojnë lidhjet e tyre me aktivitete të tjera kriminale në rajon.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.