Spanjë/ Gjendet në Marbella trupi i 30-vjeçarit shkodran Miklovan Dakaj

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Detaje të reja kanë dalë pas gjetjes së trupit të pajetë të 30-vjeçarit nga Shkodra, Miklovan Dakaj, i njohur edhe si Visi i Pojës, në brigjet e Marbella, Spanjë. Mediat shqiptare raportojnë se Dakaj humbi kontaktet me familjarët më 12 maj të këtij viti.

Sipas informacioneve, personi i fundit që kishte kontakt me Dakajn ishte bashkëshortja e tij. Ata ishin në një qendër shëndetësore për t’i bërë vaksinën fëmijës së mitur, dhe më pas u ndanë. Pas disa orësh pa kontakt, gruaja e tij bëri denoncim në policinë spanjolle. Njëkohësisht, familjarët e tjerë në Shkodër raportuan zhdukjen e tij.

Media spanjolle Costablancadaily njoftoi se trupi i Dakajt u gjet pasditen e sotme. Të afërmit kanë marrë një telegram që konfirmonte vrasjen e tij dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin. Referuar informacioneve, Dakaj dyshohet se ishte i përfshirë në trafikun e kokainës dhe lidhje me klanet ndërkombëtare.

Autoritetet spanjolle, përkatësisht Guardia Civile, kanë nisur një hetim në Marbella, por deri tani nuk ka arrestime dhe nuk janë zbuluar detaje mbi rrethanat e vdekjes.

Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Spanjë dhe Shqipëri, duke ngjallur shqetësim për aktivitetet e mundshme kriminale të Dakajt dhe rrjetet ku ishte i përfshirë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.